Shpresë për Italinë, bie numri i viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve

18:30 | 30 Prill 2020

Vazhdon rënia e numrit të viktimave nga koronavirusi në Itali.

Italia ka pasur më se 285 vdekje lidhur me koronavirusin në periudhën 24-orëshe, tha Ministria e Shëndetësisë në konferencën e përditshme të enjten.

Shifrat zyrtare të vdekjeve në vend kanë arritur në 27.967. Italia vazhdon të jetë e dyta për kah shtetet me numrin më të lartë të viktimave, me SHBA-në në të cilën janë raportuar afro 60 mijë jetë të humbura nga Covid-19.

Zyrtarë të institucioneve shëndetësore në Itali bënë të ditur në konferencë se vendi gjithashtu diagnostikoi 1,872 persona me koronavirus. Numri total i të infektuarve në shtetin evropian shkoi në 205,463.

Përgjatë 24-orëshit të fundit, Italia raportoi 1,694 të larguar nga njësiti i repartit intensiv. Shteti i Gadishullit Apenin pësoi rënie për javën e tretë radhazi në këtë aspekt.

Kombi italian gjithashtu ka zgjeruar kapacitetet e testeve për Covid-19. Vetëm përgjatë periudhës së fundit një-ditore janë kryer 68,456 teste, bënë të ditur autoritetet shëndetësore italiane.

Italia ka filluar të lehtësojë masat kundër koronavirusit të ri në nivelin pesë-fazësh.

Komento: