Shpresë për Italinë, rënie në numrin e viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi

18:24 | 10 Prill 2020

Numri i vdekjeve nga koronaviuri në Itali ka shënuar rënie sërish në 24 orët e fundit.

Të premten autoritetet njoftuan për 570 vdekje të reja, derisa një ditë më parë kishin njoftuar për 610.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 gjithashtu shënoi rënie, pasi u raportuan 3,951, ndërsa një ditë më parë ishin konfirmuar 4,204 raste.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë, më 21 shkurt, ka arritur në 18.849, tha Agjensia e Mbrojtjes Civile.

Gjithsej, raste të të infektuarve në këtë vend janë 147,577, shifër kjo që e rradhit Italinë pas Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës.

Komento: