Shqetësohen pacient në QKUK, dikush u vodhi 11 telefona

20:59 | 29 September 2019

11 telefona u janë vjedhur pacientëve në QKUK.

Një ngjarje që ndodhi mbrëmë në disa Klinika të QKUK-së ka shqetësuar pacientët.

Ka një muaj që Greta Kaqinari çdo ditë shkon në Klinikën e sëmundjeve të mushkërive në QKUK.

Aty është i shtrirë bashkëshorti i saj, kompozitori Gjergj Kaqinari, nga i cili mëngjesin e së dielës mori një telefonatë shqetësuese.

Kaqinari thotë për Klan Kosova, se telefoni i të shoqit u vodh rreth orës 23:00 të së shtunës.

Ndërkaq, sipas informatave që ka ajo, nëpër dhoma të ndryshme të klinikave të QKUK-së u vodhën gjithsej 11 celularë.

Komento: