Shqetësuese| 19 vjeçarja nga Ferizaj tenton vetëvrasje, dërgohet në QKUK – dyshohet se shkaku ishte pengesat në lidhjen e saj

23:13 | 11 Dhjetor 2025

Një ngjarje shqetësuese është raportuar mbrëmë në Ferizaj, ku një vajzë e mitur ka tentuar t’i japë fund jetës, për shkak të problemeve në lidhjen e saj sentimentale, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, më 10 dhjetor 2025 rreth orës 23:00, Emergjenca e Ferizajt ka pranuar një vajzë të mitur, L.K. 19 vjeçare, e cila ishte dërguar nga familjarët pasi kishte lënduar veten me mjet të mprehtë në rrethana fillimisht të paqarta.

Njësitë policore dhe hetuesit që kanë arritur në emergjencë kanë kontaktuar me vajzën, e cila ka deklaruar se mbrëmjen e së njëjtës ditë kishte tentuar të priste venat si pasojë e presionit emocional që po përjetonte për shkak të pengesave në lidhjen e saj me R. I., 17 vjeçar nga fshati Dubravë i Kaçanikut.

Sipas saj, të dy familjet po kundërshtonin lidhjen, gjë që kishte ndikuar rëndë në gjendjen e saj emocionale.

Edhe pse gjendja shëndetësore e viktimës nuk ishte e rëndë, për shkak të motiveve dhe rrezikut të përsëritjes së veprimit, ekipet mjekësore dhe Policia e kanë dërguar menjëherë në QKUK – Prishtinë, në repartin e psikiatrisë, për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkohë, në Stacionin Policor Ferizaj është paraqitur edhe i dashuri i saj, R. I.

Sektori Rajonal i Hetimeve është njoftuar dhe rasti do të trajtohet nga Njësia e Hetimeve të SP Ferizaj. Me udhëzim të Prokurorit kujdestar për krime të rënda: do të merret deklarata e të dashurit në cilësinë e dëshmitarit, rasti është iniciuar si “Vetëvrasje në tentativë” si dhe ditëve në vijim do të intervistohen edhe prindërit e viktimës, si dhe vetë viktima, për të sqaruar motivet dhe rrethanat që e çuan drejt këtij akti.

Hetimet janë në vijim.

Komento: