
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.
Dy nga këto raste ishin në Prishtinë dhe një në Fushë-Kosovë.
Më pas një rast tjetër u raportua në Gllogoc, një në Klinë, në Deçan dhe një në jug të Mitrovicës.
Viktimat në të shumtën e rasteve ishin femra.
· Prishtinë / 31.05.2026 – 13:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 31.05.2026 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin viktimat janë intervistuar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
· Fushë Kosovë, 31.05.2026 – 16:48. Është raportuar se dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovar, kanë pasur mosmarrëveshje. Të njëjtit janë intervistuar dhe pas konsultimit me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
· Gllogoc, 31.05.2026-23:56. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Pas përfundimit të proceduarve policore me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
· Klinë, 31.05.2026 – 11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
· Deçan, 31.05.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë Jug / 31.05.2026 – 09:45. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull dhe e dyshuara femër kosovare kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.