Shqetësuese: Mijëra qytetar u preken nga gripi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shqetësuese: Mijëra qytetar u preken nga gripi

08:54 | 26 Janar 2019

Gripi sezonal sivjet ka prekur një numër të madh të qytetarëve.

Mbi 18 mijë raste të dyshimta me grip janë paraqitur për më pak se në katër muajt e fundit në institucionet shëndetësore të vendit.

Nga gripi dy kosovarë kanë ndërruar jetë, përderisa edhe dy të tjerë janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Dy persona të prekur me grip gjatë këtij viti kanë vdekur në Kosovë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHP) përmes një njoftimi ditë më parë ka bërë të ditur se që nga data 1 tetor 2018 deri më datën 22 janar të vitit 2019 në këtë institut janë raportuar gjithsej 18 mijë e 736 raste të dyshimta në grip, 3.233 raste me infeksione respiratore akute dhe 19 raste me infeksione të rënda respiratore akute, shkruan Gazeta “Zëri”.

Sipas IKSHPK-së, vetëm në javën e dytë të këtij muaji janë raportuar 1 mijë e 617 raste të dyshuara me grip.

Komento: