Një viktimë dhe 921 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 6,184 testime të bëra 921 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një viktimë nga ky virus teksa janë shëruar 290 pacientë.
Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë Shqipërinë teksa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë.