Rreth 30 fëmijë të braktisur këtë vit në Kosovë, që një dekadë rreth 700 fëmijë të braktisur janë dërguar në strehim tek farefisi dhe mbi 500 fëmijë në strehim jashtë farefisit ndërsa në gjithë territorin e Kosovës janë 36 familje strehuese të regjistruar.
Në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini sot është bërë e ditur se duhen shumë trajnime për familjet strehuese dhe për shërbyesit social.
Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, është organizatë e licencuar e cila ofron shërbime në nivel nacional, me qëllim të mbrojtjes se fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë, cila punon me program me fëmije të braktisur dhe pa kujdes prindëror, në mënyrë që këtyre fëmijëve t’i ofrohet një ambient familjar ku ata mund të të rriten me dashurinë e nevojshme familjare, ndërkohë që vlerësohen të gjitha mundësitë dhe kanalet e nevojshme për të garantuar një formë tjetër të mbrojtjes, siç është kthimi në familjen biologjike ose adoptim.
Kjo Organizatë po planifikojnë botimin e një libri “Heronjtë e padukshëm” që janë tregime të vërteta të këtyre fëmijëve e që përmes parave nga shitja të sigurojnë edhe për një kohë shërbimet që ofrojnë.
Ndërkohë Edita Doli ju dha lajmin e mirë që Shtëpia Botuese Dukagjini merr përsipër botimin e këtij libri dhe pastaj na mbetet të gjithëve që ta blejmë dhe promovojmë sa më shumë.