Shqipe Mehmeti-Selimi: Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur!

15:26 | 14 Shtator 2025
Shqipe Mehmeti-Selimi: Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, ka dalur në përkrahje të protestës së sotme në Hagë ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së atje. 

Mehmeti-Selimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se protesta ishte e domosdoshme dhe në vendin e duhur!

Ajo ka shprehur mirënjohjen për të gjithë qytetarët nga Kosova dhe nga mbarë bota që u bashkuan në Hagë.

Postimi i plotë:

Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur!

Shpreh mirënjohjen time dhe i falënderoj të gjithë qytetarët nga Kosova dhe nga mbarë bota që u bashkuan në Hagë, për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë.

Komento: