
Një grua ka mbetur e vdekur në një ordinancë stomatologjike në Malishevë, si pasojë e një trajtimi të papërgjegjshëm, 1 javë më parë.
Shkak i disa rasteve të rënda që po ndodhin së fundi në vend, ka reaguar ish- deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina.
Ajo për Front Online tha se shëndetësia ka dështuar.
“Vështirë të diskutojmë për raste konkrete, në përgjithësi shëndetësia nuk ka përmirësime. Në shëndetësi kemi dështim por edhe përkeqësim të situatave”, tha ish-deputetja për Front Online.
Ish-deputetja thotë se LVV-ja s’ka vizion për aspektin shëndetësor.
Sipas saj, pushteti po vazhdon politizimin e institucioneve shtetërore.
“Listat e pritjes të vazhdueshme, me furnizim me barna në repartin e Onkologjisë më së shumti ku ata me kancer nuk i kanë barnat e siguruara pavarësisht që janë shumë të shtrenjta. Qeveria nuk e ka një vizion e plan të veçantë disa nga problemet që janë krijuar me vite, këta vet shkaktojnë probleme duke shkaktuar persona e duke emëruar persona pa kompetencë e as njohuri themelore për pozitat që janë emëruar pasi janë të afërt me pushtetin po vazhdon politizimi i institucioneve”, theksoi ajo. /Front Online