Shqipe Selimi në Hagë: Nuk ka shtyerje që na lodhë

13:20 | 08 Maj 2026
shqipe-selimi-ne-hage:-nuk-ka-shtyerje-qe-na-lodhe

Ish-deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti Selimi ka qëndruar në Hagë, ku ka vizituar bashkëshortin e saj, Rexhep Selimi, i cili po përballet me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara.

Ajo ka ndarë një fotografi dhe një mesazh në rrjetet sociale, duke reaguar pas vendimit për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë! Krenarë!”, ka shkruar ajo.

Ditë më parë u bë e ditur se Gjykata Speciale ka shtyrë shpalljen e aktgjykimit për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së deri më 20 korrik.

Në këtë rast, krahas Rexhep Selimi, po gjykohen edhe ish-krerët tjerë të  UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.

Komento: