Shqipëri, 12 të vdekur dhe 425 raste të reja me koronavirus

19:22 | 27 Mars 2021

12 të vdekur dhe 425 raste të reja me coronavirus në Shqipëri.

12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri 24 orët e fundit, duke e çuar në 2204 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje, sot kemi 4 të vdekur më shumë, ndërsa numrin më të lartë të vdekjeve e mban Tirana.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qyetetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, njofton ministria.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se numri i infeksioneve ditore ka njohur sërish ulje. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 425 qytetarë, nga 449 që u raportuan dje.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Fier, 24 raste në Gjirokastër, 20 raste në Kurbin, Lushnje, 17 raste në Vlorë, 15 raste në Korçë, Berat, 12 raste në Durrës, Kukës, 11 raste në Kavajë, Pogradec, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Vau Dejës, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Devoll, Patos, 5 raste në Krujë, Kamëz, Memaliaj, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Mirditë, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, Vorë, Maliq, 2 raste në Elbasan, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë, 1 rast në Has, Mat, Delvinë, Dibër, Roskovec, Himarë, Klos, Poliçan, Dropull.”, njofton ministria.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Komento: