Shqipëri: Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti – kamioneta përfundon në kanal

17:50 | 24 Qershor 2026
shqiperi:-dy-te-lenduar-si-pasoje-e-nje-aksidenti-–-kamioneta-perfundon-ne-kanal

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Seman, në afërsi të lagjes “Afrim i Ri”, ku një automjet është përplasur me një kamionetë.

Si pasojë e përplasjes, dy shtetas kanë mbetur të lënduar.

Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policisë Rrugore dhe ekspertë të qarkullimit, të cilët po punojnë për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij./abcnews.al

Komento: