Kosova dhe Shqipëria së shpejti pritet të formojnë një ligë të përbashkët në basketboll.
Ky i fundit bën të mundur atë që politika nuk ia ka arritur dot prej vitesh me radhë. Ideja e një kampionati të përbashkët në basketball qarkulloi disa kohë më parë, teksa ishte fillimisht kreu i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ai i cili do të nxirrte në dritë një hipotezë të tillë.
“Kemi shkëmbyer edhe korrespodencën me FIBA-në. Janë disa modele, Lituani, Letoni, disa vende që e kanë krijuar këtë llojë kampionati. Ideja jonë është që me Kosovën të kemi një kampionat të përbashkët, një kampionat i madh me vajtje-ardhje. Janë miratuar në parim gjërat”, do të deklaronte Ponari.
Një lajm një më pas do të merrte edhe konfirmimin e Sekretares së Përgjithshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku. Kjo e fundit ka konfirmuar edhe një herë për Klan Kosova se gjithçka është miratuar dhe ka pasur dakortësinë e të dyja palëve, ndërsa pritej të fillonte që në muajin prill.
Pandemia solli shtyrjen e planit dhe tani duhet të presim vjeshtën për të parë një kompeticion të përbashëkt Shqipëri-Kosovë.