Shqipëri: Ky është polici 20-vjeçar që u plagos gjatë shërbimit dhe iu paralizuan gjymtyrët

09:35 | 21 Maj 2026
shqiperi:-ky-eshte-polici-20-vjecar-qe-u-plagos-gjate-sherbimit-dhe-iu-paralizuan-gjymtyret

Arsen Toska është zyrtari policor që u plagos brenda automjetit mjetit të policisë, gjatë shoqërimit të një të dyshuari drejt Komisariatit të Policisë Kuçovë.

20-vjeçari ndodhet ende në Spitalin e Traumës në Tiranë, me lëndime dhe palëvizshmëri të gjymtyrëve të poshtme, shkruan A2CNN.

Ai u plagos me armën e tij të shërbimit mbrëmjen e të hënës nga 45-vjeçari Zamir Skënderi.

Skënderi ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se “nuk mban mend asgjë pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike”.

Komento: