Shqipëri, presidenti Begaj konsultime me forcat politike për datën e zgjedhjeve

21:38 | 20 November 2024
shqiperi,-presidenti-begaj-konsultime-me-forcat-politike-per-daten-e-zgjedhjeve

ki Në Shqipëri, presidenti Bajram Begaj, nisi sot konsultimet me forcat politike, për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Begaj u takua me drejtuesit e disa partive të vogla që përfaqësohen në parlament, ndërsa konsultimet do të vijojnë deri të hënën kur janë parashikuar bisedime me dy forcat kryesore partinë socialiste dhe partinë Demokratike.

Kushtetuta parashikon si periudhë për zhvillimin e zgjedhjeve intervalin nga 15 prill deri më 14 maj. Përfaqësuesit politikë që u takuan sot me kreun e shtetit dhanë variante të ndryshme.

Komento: