Shqipëri: Tensionohet situata jashtë parlamentit, protestuesit hedhin tymuese drejt policisë

18:41 | 13 February 2023

Partia Demokratike e Shqipërisë po zhvillon një protestë para parlamentit, ndërkohë që brenda tij mbahet seanca plenare.

Mbështetësit e PD-së kanë hedhur tymuese dhe mjete piroteknike në drejtim të forcave të policisë, të cilët në numër të shtuar kanë krijuar një gardh para institucionit.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë rrethimin duke u përplasur me policinë, shkruan Euronews .al.

Protesta e paralajmëruar nga PD para godinës së parlamenti vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Komento: