Shqipëria është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Christian Panuccit.
Safet Susic është duke u përmendur si kandidatë i mundshëm për të zëvendësuar Christian Panuccin te Shqipëria.
Ish-futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve të Bosnja e Hercegovinës, dhe ish-trajneri i kësaj Përfaqësuese, Safet Susic, mund ta zëvendësojë Christian Panuccin te Shqipëria.
Susic është i lirë pas mossuksesit në Turqi te Akhisarspor.
Ai ka bërë emër në futbollin ndërkombëtar te Paris Saint-Germain, ku ka luajtur nga viti 1982 deri më i 1991.
Përveç Susic, kandidatë për stolin e Shqipërisë janë edhe malazezi, Miodrag Radulovic, italianët, Roberto Donadoni e Edi Reja si dhe është përmendur edhe emri i shqiptarit, Besnik Hasi.
Kujtojmë se Panucci u shkarkuar ditën e shtune pas humbjes 0-2 në “Loro Boriçi” nga Turqia.