Shqipëria e fton FSK’në për ta kërkuar kërkuar trupin e shtetasit të Kosovës që dyshohet se u mbyt në Bunë

20:37 | 22 Dhjetor 2023
shqiperia-e-fton-fsk’ne-per-ta-kerkuar-kerkuar-trupin-e-shtetasit-te-kosoves-qe-dyshohet-se-u-mbyt-ne-bune

Një kontingjent i specializuar i FSK-së është dërguar në Shqipëri për të kërkuar trupin e një shtetasi të Kosovës që është zhdukur në lumin Buna.

Kjo është bërë me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë.

“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim.

Komento: