
Sot u konfirmua se Shqipëria nuk ka marrë asnjë medalje në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Kujtojmë se Briken Calja iu afrua disi podiumit, por e humbi medaljen e bronztë për vetëm 1 kg.
Vlen të thuhet se në Shqipëri ky rezultat u konsiderua sukses, por në fund të këtij aktiviteti përfaqësuesja kuqezi doli me 0 (zero) medalje.
Shqipëria doli ashtu siç edhe hyri në këto Lojëra Olimpike, vetëm duke tundur flamurin. Edhe një herë sporti shqiptar tregoi problemet që ka në të tilla aktivitete.
