Shqipëria e nis me humbje kualifikimin në ‘Euro 2020’

22:52 | 22 Mars 2019

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje fazën e kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

Në ndeshjen e parë kombëtarja shqiptare pësoi në shtëpi ndaj Turqisë me rezultat prej 2 me 0.

Mysafirët ishin më efikas në këtë përballje duke shënuar dy herë në “Loro Boriçi”.

Yilmaz e Calhanoglu ishin ata që shënuan golat e fitores për Turqinë.

Në Grupin H në ndeshjet e para fitore kanë shënuar Franca, Turqia e Islanda, derisa pa pikë janë Shqipëria, Andora e Moldavia.

Komento: