Shqipëria e pa fat, ndalet në fund nga Islanda

22:51 | 27 September 2022

Shqipëria ndalet në fund nga Islanda.

Shqipëria nuk ka marrë pikë të plota përballë Islandës (1-1) në ndeshjen e fundit të Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve që u zhvillua në Arenën Kombëtare.

Skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 11-të të takimit, kur pas konsultimit të VAR-it, Aron Gunnarsson u përjashtua me të kuq për një ndërhyrje në afërsi të zonës.

Me epërsinë numerike në fushë, kuqezinjtë e kërkuan golin dhe arritën të shënonin në minutën e 35-të të takimit.

Një harkim nga Myrto Uzuni e shfrytëzoi për mrekulli Ermir Lenjani duke mos i dhënë shans portierit Alex Runarsson gjatë goditjes së tij me kokë.

Kur pritej që Shqipëria ta fitonte ndeshjen, Islanda e barazoi rezultatin në minutat shtesë me anë të Mikael Anderson (90’+7).

Kuqezinjtë kanë mbetur në vendin e tretë në grup me vetëm dy pikë të arkëtuara, derisa Islanda ka përfunduar në vend të dytë.

Komento: