Shqipëria hapi kapitujt e parë për anëtarësim, Kurti: I gëzohemi fort kësaj arritjeje

18:38 | 15 October 2024
shqiperia-hapi-kapitujt-e-pare-per-anetaresim,-kurti:-i-gezohemi-fort-kesaj-arritjeje

Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi një kapitull të ri e vendimtar.

Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti.

Ai iu gëzua kësaj të arriture të Shqipërisë.

“I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi”, u shpreh Kurti.

Bashkimin Evropian, tha Kurti, e kemi qëllim të përbashkët me Shqipërinë, jo vetëm si cak anëtarësimi, por edhe si vlerë e shoqërive tona demokratike, mirëqenie për qytetarët tanë dhe orientim i dy shteteve tona.

“Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian”, potencoi kryeministri Albin Kurti.

Komento: