
Shumë zona në Shqipëri janë nën ujë tashmë disa ditë për shkak të reshjeve të shumta, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa bora e sotme e përkeqëson edhe më tej situatën.
Regjistrohet edhe viktima e parë nga përmbytjet. Bëhet fjalë për një burrë 54-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete në një kanal kullues pranë ish-njësiteve ushtarake, në afërsi të Durrësit.
Informacionet e para tregojnë se personi, A.H., është marrë nga rrjedha e ujit ndërsa ishte i angazhuar në pastrimin e kanalit, si pjesë e ekipit të ndërmarrjes komunale, raportuan mediat. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja në disa qarqe mbetet kritike, veçanërisht në rajonet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër.