Varfëria vazhdon të jetë një problem i madh në botë.
Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të fëmijëve në varfëri në Europë e në Ballkanin Perëndimor. Kështu thuhet në raportin e publikuar nga ndërkombëtare “Save the Children” për vitin 2020.
Bashkimi Europian është një nga rajonet më të pasura dhe me barazinë më të madhe në botë. Por, nga ana tjetër çdo vend anëtar i BE-së ka fëmijë që ende sot jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë.
Në Europë përllogariten rreth 20 milionë fëmijë që jetojnë në varfëri.
Me krizën e pandemisë së Covid-19 përgjatë vitit 202 ky raport ka ardhur duke u përkeqësuar. Sipas të dhënave të “Save the Children”, në Gjermani, një nga vendet më të pasura të botës, ende sot 1 në 4 fëmijë rritet në kushtet e varfërisë, në Spanjë dhe Rumani, një në tre fëmijë po jetojnë nën nivelin e varfërisë. Po ashtu në Itali, të dhënat tregojnë 200 000 fëmijë më shumë se një vit më parë, të cilët ndodhen në kushtet e varfërisë ekstreme.
Ndërsa në vendet e ballkanit perëndimor situata është më e rëndë, ku norma e varfërisë tek fëmijët vitet e fundit është rritur në 49,9% në Shqipëri, ku kryeson vendi ynë, e ndjekur më pas me 30,6% nga Bosnje-Hercegovina dhe 20,7% në Kosovë.
Kequshqyerja dhe uria janë disa nga problemet kryesore me të cilat përballen fëmjët e komunitetit rom dhe egjiptian në vendet e ballkanit perëdimor.