Shqipëria mbështet hetimet për varrezën masive në Kalludër

19:40 | 31 Korrik 2026
shqiperia-mbeshtet-hetimet-per-varrezen-masive-ne-kalluder

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ndërsa në fshatin Kalludër të Zubin Potokut po vazhdojnë gërmimet në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive.

Përmes një reagimi në platformën X, ministria shqiptare ka theksuar se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura dhe se çdo zbulim i tillë përbën një hap drejt identifikimit të viktimave dhe vendosjes së drejtësisë.

“Zbulimi i një varreze tjetër masive në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura. Çdo zbulim i tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Komento: