Kombëtarja kuqezi me shumë mund ka mposhtur Moldavinë.
Kombëtarja shqiptare e ka mposhtur Moldavinë 2:0 në ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2020
Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore ndaj Moldavisë, në ndeshjen eliminatore të Evropianit 2020, shkruan Gazeta Express.
Kuqezinjtë e kanë mposhtur ekipin moldav me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Elbasan Arena”.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola, kurse ekipi i Edy Rejas i ka gjetur golat e fitores në atë të dytë.
Ishte Sokol Cikalleshi ai që shënoi në minutën e 66-të pasi e mori një top nga Odise Roshi.
Kurse, Ylber Ramadani e shënoi golin e dytë në minutat shtesë të takimit.
Kjo ishte fitorja e dytë e Shqipërisë në Grupin H krahas dy humbjeve. Falë kësaj fitoreje, Shqipëria i mban gjallë shpresat për kualifikim në Euro 2020.
Kuqezinjtë gjenden në pozitën e katërt në tabelë me 6 pikë të grumbulluara, tri më pak se liderët, Franca, Turqia e Islanda, nga e cila humbën javën që shkoi.