Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën kanë nënshkruar një marrëveshje rreth 1 miliard euro. Në kuadër të Javës së Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje strategjike për ndërlidhjen energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Marrëveshja, synon krijimin e një infrastrukture që do të mundësojë transportimin e energjisë së rinovueshme nga Shqipëria drejt Italisë përmes një kablloje nënujore në detin Adriatik, raporton agjencia Reuters.
“Ne besojmë fuqishëm në këtë projekt që përfshinë tri qeveritë e tona, si dhe sektorët tanë privatë dhe shpërndarësit e elektricitetit”, ka deklaruar Meloni gjatë samitit në Abu Dabi.
Është një marrëveshje trepalëshe, e cila synon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe eksportimin e saj në Itali përmes kabllos nënujore. Kjo marrëveshje do të përfshijë shpërndarësin shpërndarësit e energjisë në Itali, Shqipëri si dhe shpërndarësin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë samitit.
Po ashtu ai shtoi se ky lloj infrastrukture do të lidhë portin e Vlorës me rajonin jugor të Italisë, Puglia, pjesa më e afërt në mes vendeve, dhe pritet që projekti të zgjasë më së shumti tri vjet.