Shqipëria nuk po gjen qetësi, goditet sërish sot nga tërmeti

09:16 | 16 February 2020

Janë ndjerë sërish lëkundjet.

Pak pas mesnate në Greqi është regjistruar një tjetër tërmet.

Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 të shkallës rihter, në zonën detare në jug-perëndim të Nafpaktos.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Ndërkohë epiqendra e tërmetit ishte 7 km në jug-perëndim të Nafpaktos. Gjithashtu dy lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë dhe gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

I pari është regjistruar në Tabak të Elbasanit, me magnitudë 1.3 dhe tjetri në Bezhan të Korçës, me magnitudë 2.2 të shkallës rihter.

Komento: