Shqipëria pa Dakun kundër Bullgarisë

21:27 | 13 October 2023

Mirlind Daku ka pësuar një lëndim dhe do ta humbas ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë.

Ai është detyruar të largohet nga grumbullimi i Kombëtares së Shqipërisë.

Daku pritet të mungojë së paku dy javë pasi ka pësuar tërheqje muskulore.

Në monitorim të rreptë nga stafi mjekësor ishte edhe Kejdi Bare, që ende nuk është riaftësuar 100% nga dëmtimi që ka pësuar së fundmi.

Madje më kërkesë të klubit të Espanyolit, mesfushori është lejuar të largohet drejt Spanjës, me qëllim riaftësimin e plotë për ndeshjen e radhës në La Liga2.

Nga lista fillestare mungojnë gjithashtu Broja dhe Ismajli, që patën probleme fizike të kapërcyeshme për ndeshjen e fituar me Çekinë.

Kujtojmë që Daku luajti në pjesë e dytë kundër Çekisë dhe arriti të regjistroj një asistim në fitoren 3:0.

Komento: