Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave, Rama: Hap i madh në rrugën drejt BE-së

20:08 | 21 November 2024
shqiperia-pjese-e-sistemit-unik-europian-te-pagesave,-rama:-hap-i-madh-ne-rrugen-drejt-be-se

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria sot është bërë pjesë e sistemit unik europian të pagesave.

Përmes një shkrimi në “X”, Rama u shpreh se tani të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare, siç tha ai, duke nisur nga 1 janari i vitit 2025.

“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025”.

“Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”, ka shkruar tutje Rama.

Komento: