Shqipëria po e fiton luftën kundër koronavirusit, ja sa persona janë shëruar deri tani

09:23 | 26 Prill 2020

Shqipëria po vazhdon luftën me koronavirusin.

Ka arritur në 400 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeminsitri, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa thekson se betejën me koronavirusin deri më tani e kanë fituar 400 pacientë.

“Kalon mbi 400 numri i të shëruarve” shkruan Rama.

Ndërkohë deri më tani në Shqipëri tonë janë konfirmuar me koronavirus 712 persona dhe 27 pacientë kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Komento: