Shqipëria priste që Kosova t’ia kthente borxhin e rrymës në verë, i del në ndihmë sërish

17:30 | 15 August 2022

Kosova ende po ka problem me furnizim me energji elektrike.

Shumë dëshpërim dhe reagime pati pasi të hënën u kthyen reduktimet e rrymës në Kosovë. Ministria e Ekonomisë njoftoi pasdite se u kthye furnizimi i rregullt me energji elektrike, falë ndihmës nga Shqipëria.

“Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, njoftoi ME, duke iu bërë thirrje qytetarëve paraprakisht që ta kursejnë rrymën.

Edhe në fund të vitit të kaluar, Shqipëria i kishte dalë në ndihmë Kosovës për rrymë.

Qeveria e Shqipërisë ia kishte dhënë Kosovës 7,680 megavatë energji elektrike për datën 31 dhjetor dhe 1 janar.

“Pas një dakordësie që kemi pasur me drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës kemi arritur që të sigurojmë 3,600 megavatë për datën 31 dhjetor, dhe 4,080 megavatë orë për datën 1 janar”, kishte thënë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku.

Por Shqipëria shpresonte se gjatë verës do të vinte një situatë tjetër, shkruan Gazeta Express.

Balluku bënte të ditur se energjia po i jepej Kosovës në formën e depozitimit, pa asnjë efekt financiar, dhe shtonte:

“Kjo sasi do i kthehet pas Shqipërisë nga Kosova në sezonin e verës gjatë periudhës nga qershori në shtator kur vendi ndodhen ne thatësi dhe ka mungesë të rezervave hidrike”.

Por ja ku jemi në verë dhe Kosova nuk është në gjendje t’i furnizojë konsumatorët e saj me energji elektrike. Ndërkohë, vet ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka premtuar.

Kur Shqipëria e kishte ndihmuar Kosovën me rrymë për fundvit, kryeministri Edi Rama pati thënë se “Shqipëria s’e ka aspak lehtë” pasi mungonte energjia elektrike, por shtonte se “ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi”.

Komento: