Shqipëria renditet në mesin e 20 vendeve që po humbin më shumë popullsi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Shqipëria renditet në mesin e 20 vendeve që po humbin më shumë popullsi

19:24 | 05 Tetor 2019

Shqipëria në alarm.

Ndonëse popullsia në të gjithë botën është duke u rritur dhe shumë studiues janë më të shqetësuar për mbipopullimin, disa vende vuajnë më shumë nga shpopullimi.

Lëvizjet në masë të emigracionit që janë vënë re në dekadat e fundit e kanë ndryshuar botën në mënyra të ndryshme.

Vende si Britania janë përpjekur të largohen nga BE me emigrimin si një nga arsyet kryesore, ndërkohë vende të tjera vuajnë largimin e popullsisë, gjë që krijon probleme të tjera.

Po cilat janë vendet që po humbasin më shumë popullsi? Kjo është renditja e Bankës Botërore për vitin 2018.

Në vend të 20-të është Rusia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte 0.01%, 101.2% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 19-të, Moldavia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte 0.09%, 108.4% më pak se rritja e popullsisë botërore. botërore.

Në vend të 18-të, Bjellorusia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.14%, 112.2% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 17-të, Italia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.17%, 115.7% më pak se rritja e popullsisë botërore.

Në vend të 16-të, Portugalia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.23%, 119.6% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 15-të, Hungaria. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.27%, 122.7% më pak se rritja e popullsisë botërore.

Në vend të 14-të, Japonia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.20%, 118.3% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 13-të, Shqipëria. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.25%, 122.3% më pak se rritja e popullsisë botërore.

Greqia renditet e 12-ta. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.25%, 122.7% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 11-të, Ukraina. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.47%, 142.1% më pak se rritja e popullsisë botërore.

Serbia është e dhjeta. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.55%, 149.9% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 9-të, Rumania. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.58%, 152.4% më pak se rritja e popullsisë botërore.

Bullgaria renditet e teta. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.73%, 166.2% më pak se rritja e popullsisë botërore, pasuar nga Letonia në vendin e shtatë. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.81%, 173.2% më pak se rritja e popullsisë botërore.

Në vend të 6-të, Bosnje Hercegovina. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.83%, 174.6% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 5-të, Kroacia. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.86%, 177.7% më pak se rritja e popullsisë botërore.

Siria është e katërta. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -0.95%, 185.9% më pak se rritja e popullsisë botërore. Në vend të 3-të, Nauru, i cili shtrihet në Oqeanin Paqësor. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -1.34%, 221.3% më pak se rritja e popullsisë botërore.

Lituania është e dyta në renditje, ku rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -1.38%, 223.8% më pak se rritja e popullsisë botërore, derisa në vend të parë është Venezuela. Rritja e popullsisë në vitin 2018 ishte -1.79%, 261.8% më pak se rritja e popullsisë botërore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!