Rekord i personave të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri Ogerta Manastiliu ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 227 persona që është numër rekord i personave të shëruar nga COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani në Shqipëri janë shëruar 5441 persona nga koronavirusi.