As Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Samitin e Sarajevës.
Duke nisur nga dita e sotme 8 korrik, në Sarajevë do të mbahet samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEEPC) organizuar nga Bosnje Hercegovina.
Kosova nuk është respektuar si shtet i barabartë, dhe për këtë arsye nuk ka marrë pjesë.
Për tu solidarizuar me Kosovën, Samitit i ka thënë JO edhe Shqipëria.
Burime diplomatike të Indeksonline bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama dhe ministri i punëve të jashtme, Gent Cakaj kanë refuzuar pjesëmarrjen për shkak të Kosovës.
Samiti do të mbahet pa prezencë shqiptare dhe nuk pritet të ketë rëndësinë e madhe për shkak të kësaj mungese.