Shqipëria U21 ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës U21 në kuadër të kualifikimeve për Evropian për këtë grupmoshë.
Ishte mesfushori Enis Cokaj ai që shënoi në minutën e 35 të ndeshjes.
Kosova ka më tepër topin në këmbët e veta, megjithatë Shqipëria është ajo që ka krijuar rastet, me tre tentime kundrejt portës së “Dardanëve”.
“Kuqezinjtë” dhe “Dardanët” janë në Grupin 3, së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë dhe Andorrën.