Shqiponjat regjistrojnë fitoren e parë në “Legends Stage” ndaj FaZe

22:25 | 06 Nëntor 2022

Shqiponjat s’ndalen, e regjistrojnë fitoren e parë në “Legends Stage” ndaj FaZe.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj skuadrës numër një në botë Faze, në kuadër të turneut në Brazil.

BNE fitoi me “Overtime”, në “Mirage” me rezultat 22:20, pas dy vazhdimeve.

Fillimisht, ekipi shqiptar në mapën e parë triumfoi me rezultat 19-16, derisa në mapën e dytë pësuan humbje 16-8.

Por, ‘Shqiponjat’ nuk u dorëzuan duke arritur një fitore të madhe, për ta vazhduar ëndrrën në Rio.

Ndryshe, BNE pas dy humbjeve rresht, kjo është fitorja e parë në “Legends Stage”.

Komento: