Shqiptarët e Luginës së Preshevës festojnë 28 Nëntorin bashkë me ambasadorin Canaj

21:38 | 27 November 2024
shqiptaret-e-lugines-se-presheves-festojne-28-nentorin-bashke-me-ambasadorin-canaj

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se sot kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se në organizimin festiv në Preshevë kanë pritur pjesëtar të Ambasadës së Shqipërisë në Serbi, në krye me ambasadorin Bardhyl Canaj.

“Në këtë ditë historike, bashkë me qytetarët e Luginës, nderuam sakrificën dhe vizionin që sollën lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë”.

“Qoftë kjo ditë simbol i krenarisë, bashkimit dhe forcës së shqiptarëve kudo në botë. Presheva sot dëshmoi sërish se është zemra e Luginës shqiptare dhe një zë i fortë i kauzës kombëtare”, ka thënë Sinani.

 

Komento: