Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon të Zvicrës

22:05 | 14 Mars 2026
shqiptaret-fitojne-kater-ulese-ne-zgjedhjet-komunale-ne-opfikon-te-zvicres

Më 8 mars 2026 u mbajtën zgjedhjet komunale në Opfikon (Glattbrugg–Glattpark), ku qytetarët votuan për përfaqësuesit që do të udhëheqin komunën në katër vitet e ardhshme.

Sipas rezultateve të publikuara, në këto zgjedhje janë zgjedhur edhe katër kandidatë nga komuniteti shqiptar.

Në Këshillin Komunal (Gemeinderat) janë zgjedhur:

Hëna Sadriu – nga të Gjelbërit

Ibrahim Zahiri – nga Gemeindeverein Opfikon-Glattbrugg

Fatmir Zahiri – nga Gemeindeverein Opfikon-Glattbrugg

Ndërsa në Schulpflege (Këshillin Shkollor) është zgjedhur:

Shaban Haliti – nga PS/SP

Zgjedhjet komunale në Opfikon përcaktojnë përbërjen e institucioneve komunale për mandatin katërvjeçar të ardhshëm, raporton albinfo.

Opfikon është një komunë në kantonin e Cyrihut, e përbërë nga zonat Opfikon, Glattbrugg dhe Glattpark. Komuna ka rreth 22 mijë banorë dhe ndodhet pranë Aeroportit të Cyrihut, duke u konsideruar një nga zonat e rëndësishme ekonomike dhe urbane në rajonin e Cyrihut. Institucionet komunale zgjidhen përmes zgjedhjeve lokale që mbahen çdo katër vjet.

Komento: