Shqiptarët ia marrin valles në sheshin kryesor të Athinës: Flamuj, këngë dhe veshje kuqezi për 28 Nëntor

20:38 | 28 November 2024
shqiptaret-ia-marrin-valles-ne-sheshin-kryesor-te-athines:-flamuj,-kenge-dhe-veshje-kuqezi-per-28-nentor

Qindra shqiptarë janë mbledhur në sheshin “Sindagma” të Athinës për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë.

Ata kanë kërcyer valle tradicionale shqiptare dhe kanë valëvitur flamujt kuqezi, duke sjellë një atmosferë festive në kryeqytetin grek.

Shqiptarët anembanë botës kremtojnë këtë ditë të shënuar që përkujton ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë më 28 Nëntor 1912.

Kjo datë historike shënoi fundin e sundimit gati pesëshekullor të Perandorisë Osmane dhe krijimin e kushteve për zhvillimin politik, ekonomik dhe kulturor të kombit shqiptar.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë konsiderohet një fitore e madhe jo vetëm kundër sundimit osman, por edhe kundër synimeve të monarkive fqinje ballkanike për copëtimin e vendit.

Kjo ditë simbolizon rezistencën dhe unitetin kombëtar të shqiptarëve kudo në botë.

Komento: