Shqiptari 40 vjeҫar humb jetën në Liqenin e Gjenevës

22:39 | 09 Maj 2019

Një shqiptar i moshës 40 vjeҫare ka humbur jetën në Liqenin e Gjenevës.

Të martën policia e Gjenevës ka gjetur një trup të pa jetë ne këtë liqen.

Viktima është nga Presheva me emrin Nuhi Memishi (40) nga fshati Isivukë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kurse trupi i tij është gjetur të martën në orët e pasditës.

Kufoma ende ndodhet në spital.

Nuhiu është djali i tretë i Nazmi Memishit, i cili para gjashtë vitesh kishte ndërruar jetë po ashtu ne Gjenevë.

I ndjeri Nuhiu, pas vetes ka ka lënë gruan, vajzën 10 vjeçare dhe djalin një vjeçar.

Komento: