Shqiptari nga Fieri mesazh emocionues për kosovarët: Sot ra pika kufitare e Morinit, sot ra…

10:10 | 27 November 2019

Shqipëria dje është goditur nga një tërmet i fuqishëm. E kosovarët janë monilizuar shpejt për t’i dal në ndihmë shqiptarëve matan kufirit.

Një qytetar nga Fieri ka bërë një shkrim shumë emocionues për ndihmën që dha sot populli i Kosovës për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, përcjell ORAinfo.

Ja postimi i plotë i tij.

Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres qe nga neser punonjesit t’ia vene vete flaken. Kujt i hyn ne pune pika e kalimit kufitar ne nje korridor shtepie?

Sot ra pika e prerjes se biletave ne Kukes. Kujt i hyn ne pune ajo bilete, kur Kosova sot pagoi abonene e perjetshme?

Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i perjetshem: “Kush qan me mua dhembjen time eshte une.”

Sot ra Kushtetuta. Nje ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi ne lufte. Duhet Kushtetute e re. Ajo ushtri nuk eshte me e huaj.

Sot rane festimet e Dites se Flamurit. Kuptuam qe festa me e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me ke ndan dhembjen.

Ua kthefshim ne gezime!…Hmm…Ne finalen e play off-it Kosove-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do te kete gezim me te madh, edhe politik, se nje Kosove ne Euro 2020.

Komento: