Bujar Muli nga Kosova është shpallur hero në Francë. Kjo pasi ai arriti të parandaloj një një sulm me armë zjarri në një diskotekë.
Muli kishte penguar një person i cili mbante një kallashnikov në dorë për të hyrë në ambientet e një diskoteke, shkruan ORAinfo.
E Bujar Muli është edhe simpatizues i madh i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku Muli shfaqe në krahet e Kurtit.
Foto: Bujar Muli dhe Albin Kurti
Kjo foto është shpërndar edhe nga aktivisti i vetëvendosjes Valdrin Ahmeti.
“Ky në foto është Bujar Muli nga Vushtrria. Bujari jeton në Francë dhe me intervenimin e tij ka parandaluar një sulm me kallashnikov në një klub të natës në Francë. Asnjë medium nuk e publikon këtë foto të tij me Albin Kurtin. Po sikur të ishte Bujari sulmuesi, do te gjindeshin edhe dëshmitarë të tregonin afërsinë e tij më Lëvizjen e Albinin”, ka shkruar Ahmeti duke ia bashkangjitur foton ku Bujar Muli shfaqen në krahet e Albin Kurtit. /ORAinfo/