Shqiptari vret të bijën 16-vjeçare dhe plagos ish-gruan e tij

18:20 | 07 May 2023

Shqiptari vret vajzën e tij 16-vjeçare dhe plagos ish-gruan.

Një shtetas shqiptar në Itali ka vrarë të bijën 16-vjeçare, një shtetas italian dhe ka plagosur ish-gruan.

Mediat italian shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së të shtunës në Fogia.

51-vjeçari italian Massimo De Santis dhe një vajzë 16-vjeçare u vranë me thikë në një ndërtesë në rrugën Togliatti. Karabinierët arrestuan babanë e të resë, një bukëpjekës 45-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane, vajza vdiq për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni i të atit. Gruaja e plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin në Foggia.

Krimi ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit dhe burri është goditur me thikë në shkallët e pallatit ku ndodhej. 45-vjeçari do të hynte më pas në shtëpi me qëllimin për të vrarë gruan e tij, por 16-vjeçarja ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj dhe u vra.

Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë policinë. Me të mbërritur në vendngjarje policia ka arrestuar 45-vjeçarin, i cili sipas hetuesve endej në zonë duke kërkuar djalin tjetër pesëvjeçar me të njëjtën grua. Është gjetur arma e vrasjes, një thikë kuzhine.

Komento: