Shqiptarja gjendet e vdekur në Athinë, policia jep detaje mbi ngjarjen

18:42 | 11 June 2022

Një grua shqiptare është gjetur pa shenja jete në Greqi.

Një 62 -vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur brenda banesës në lagjen “Gizi” të Athinës.

Sipas policisë greke, viktima ka plagë dhe shenja dhune. Porta e banesës ishte e mbyllur dhe nuk kishte shenja thyerje.

Fqinji shqiptar thotë se gruaja ishte njeri shumë i mirë dhe se kishte ngelur i habitur nga ngjarja.

“Jam nga Korça, e njihja Mirandën dhe Dhimitrin, i ndihmoja me ushqime e me këto, grua shumë e mriz, s’di ça të them kam ngelur pa fjalë”, tha ai.

Autoritetet greke dyshojnë se krimi është kryer prej bashkëshortit të viktimës, i cili për momentin nuk është gjendur në banesë.

Ende nuk dihen shkaqet e krimit.

Viktima është identifikuar si Miranda dhe është nga Fieri. Mësohet se autori i dyshuar ishte nga Bilishti i Korçës dhe kishte probleme me alkoolin.

Zënkat mes çiftit ishin të shpeshta kohët e fundit, ndërsa jetonin pa leje qëndrimi në Greqi.

Komento: