Shqiptohen mbi 2 mijë e 600 gjoba për shkelje të masave anti-COVID

10:20 | 08 Shtator 2021

Policia shqipton mbi 2 mijë e 600 gjoba për shkelje të masave anti-COVID.

Policia e Kosovës ka vazhduar me inspektimin për respektim të masave antiCOVID-19 nga qytetarët dhe bizneset.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 2641 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe dje në vendin tonë janë shënuar 920 raste të reja me COVID-19 dhe 28 raste të vdekjes.

Ndërsa, janë shqiptuar 1481 tiketa për shkelje të rregullave të trafiku.

Komento: