Gjykata e Apelit e Belgjikës ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm për vrasësit e aktivistit kosovar, Enver Hadrit.
Shqiptimi i dënimit u bë të mërkurën pasdite pasi që një ditë më parë u rikonfirmua fajësia e dy të akuzuarve në rigjykimin që është mbajtur filluar nga 9 janari.
Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq edhe në rigjykim morën dënimin e njëjtë, sikur 8 vite më parë në Gjykatën e Belgjikës.
Bozhidar Spasiq, ish-zyrtar i shërbimeve sekrete serbe, si dhe Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, në vitin 2016 janë shpallur fajtorë për vrasjen e Enver Hadrit.
Atyre u është shqiptuar dënimi i përjetshëm. Vetëm dy nga tre të dënuarit: Spasiq dhe Drashkoviq kanë deponuar ankesë.
Të tre janë dënuar në mungesë sikur në vitin 2016, ndërsa edhe rigjykimi është mbajtur pa prezencën e tyre, meqë të tre janë në Serbi.
Aktivisti kosovar Enver Hadri u vra në mes të ditës në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990, derisa ishte në timon të makinës së ndalur para semaforit të kuq.
Procesi gjyqësor është i pari në Evropë ky janë gjykuar vrasjet politike të emigrantëve shqiptarë.