Shqyrtohet mundësia e vaksinimit kundër COVID-19 të fëmijëve 12 deri 15 vjeç në Kosovë

17:21 | 12 Gusht 2021

Kosova po shqyrton mundësinë e vaksinimit kundër COVID-19 të fëmijëve 12 deri 15 vjeç.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë sot para mediave se Komiteti për Imunizim në Ministrinë e Shëndetësisë po shqyrton mundësinë e vaksinimit të fëmijëve nga 12 deri në 15 vjeç.

Me këtë rast, Ramadani ka thënë se vaksinimi është shumë i rëndësishëm në mbajtjen në kontroll të situatës epidemiologjike.

“Fuqishëm rekomandojmë vaksinimin për moshat mbi 18 vjeç dhe mundësinë që tashmë Komiteti për Imunizim në Ministrinë e Shëndetësisë është duke e shqyrtuar, mundësinë e vaksinimit të moshave 12 dhe 15 vjeç me prioritet sipas indikacioneve shëndetësore”, ka thënë ai.

Ramadani është shprehur se për shkak të natyrës së varianti Delta, mosha e të infektuarve me koronavirus së fundmi ka zbritur në 10 deri në 19 vjeç.

Komento: