Shqyrtohet raporti për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike, merr pjesë edhe Vitia

08:03 | 26 Mars 2024
shqyrtohet-raporti-per-trajtimin-e-pacienteve-jashte-institucioneve-shendetesore-publike,-merr-pjese-edhe-vitia

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mblidhet sot ku do të shqyrtoj raportin e auditimit të performancës ‘Efektiviteti i Programit për Trajtimin e Pacientëve jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike’.

Të ftuar në komision janë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurime shëndetësore Bujar Kaçuri. Mbledhja pritet të filloj nga ora 11:00.

Komento: